Bota

Komisioni i Venecias rrëzon planin e Kurtit: Rrezikon nënshtrimin e Prokurorisë

14 Dhjetor 2021, 14:35 Nga DOSJA
Komisioni i Venecias rrëzon planin e Kurtit: Rrezikon nënshtrimin e

KOSOVË- Komisioni i Venecias i ka hedhur poshtë dispozitat kryesore të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të përgatitur nga Qeveria. Mediat vendase raportojnë se Komisioni i Venecias e ka konsideruar të rrezikshëm planin e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial.

“Reforma nuk duhet të çojë në nënshtrimin e KPK-së ndaj mazhorancës qeverisëse. Projekt amandamentet propozojnë që të gjithë anëtarët e pavarur të zgjidhen me shumicë të thjeshtë në Kuvend. Ky propozim rrit rrezikun e ndikimit të panevojshëm politik mbi KPK-në dhe duhet rishqyrtuar”, -thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias.

Komisioni i Venecias thekson se duhet të sigurohet që komponenti bazë i KPK-së të jetë mjaftueshëm pluralist, në mënyrë që anëtarët e emëruar me votat e shumicës qeverisëse në Kuvend, nuk do të mund të udhëheqin të vetëm.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti komisioni i venecias albin kurti komisioni i venecias

Sondazh

Poll