Bota

Një “injeksion” festiv, bredhi në Rumani zbukurohet me vaksina Covid

14 Dhjetor 2021, 14:14 Nga DOSJA
Një “injeksion” festiv, bredhi në Rumani zbukurohet me

RUMANI- Stafi në një nga qendrat më të mëdha të vaksinimit kundër COVID-19 në Bukuresht, Rumani, ka ndërtuar një pemë Krishtlindjeje aspak të zakontë.

Sipas Euronews, pema tre metra e gjatë është bërë e gjitha nga flakonët bosh të vaksinave. Pema dhe kutitë ndriçohen nga dirta LED me ngjyra, disa prej të cilave janë vendosur brenda 19,000 flakonëve të zbrazët të vaksinave të përdorura.

Ideja për të ndërtuar pemën e Krishtlindjes në qendër, ku janë vaksinuar 200,000 njerëz deri më tani, lindi kur u hap në mars 2021. Stafi mblodhi vaksinat boshe dhe filloi ndërtimin e pemës në fillim të nëntorit, jashtë orarit të punës, ndonjëherë duke qëndruar zgjuar deri në 2 të mëngjesit për ta përfunduar atë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota foto galeri krishtlindja pema e vitit të ri vihet pema e krishtilidjeve ne qender krishtlindja pema e vitit të ri vihet pema e krishtilidjeve ne qender

Sondazh

Poll