Sport

Zanetti sfidon Liverpoolin: “Ekipi i madh, por ne jemi Interi”…

14 Dhjetor 2021, 09:50 Nga DOSJA
Zanetti sfidon Liverpoolin: “Ekipi i madh, por ne jemi

ITALI – Me rastin e festës së ‘Darkës së Bamirësisë’ për të festuar 20-vjetorin e Fondacionit ‘Pupi’, zv.presidenti Javier Zanetti ka komentuar shortin për fazën eliminatore të Champions League.

“Kalimi në raundin e dytë në një kompeticion si Champions League është një kënaqësi e madhe, – tha ish-mbrojtësi ‘zikaltër’. – Interi ka munguar për një kohë të gjatë dhe rikthimi në këtë event është një rezultat i mrekullueshëm. Liverpool është një ekip i madh, por ne jemi Interi dhe ne do të duhet ta përballojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Për rrëmujën e bujshme në shortin nga UEFA: “Mendoj se është e kotë të komentosh sepse të gjithë e kemi parë atë që ka ndodhur. Ne e pranojmë atë që na është caktuar, varet nga Liverpool që është një ekip i madh, por ne jemi Interi, që gjithashtu ka një histori të lavdishme. Ne kemi shumë kohë për t’u përgatitur dhe me siguri do të jemi gati”.

Nuk munguan edhe shumë urime për skuadrën e Simone Inzaghit. “Fitimi i ‘Scudettos’ vitin e kaluar na ka bërë të vetëdijshëm për pikat tona të forta. Ky është një ekip me alternative, që trajneri po i shfrytëzon në mënyrën më të mirë të mundshme. Ka ende punë për të bërë, por kjo është mënyra e duhur. Trajneri dhe ky grup lojtarësh, duan ta mbrojnë ‘Scudetton’ e vitit të kaluar”.

Nga pikëpamja stilistike, a është Interi më i bukur i viteve të fundit. “Është e vështirë të bësh krahasime. Ky ekip këtu ka shumë alternativa, ne luajmë futboll të mirë dhe dje ishte një demonstrim i mëtejshëm, se sa e fortë ndihet skuadra, çka po e tregon ndeshje pas ndeshjeje”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport eliminatore të champions league liverpool që është një ekip i madh por ne jemi interi zv.presidenti javier zanetti eliminatore të champions league liverpool që është një ekip i madh por ne jemi interi zv.presidenti javier zanetti

Sondazh

Poll