Sport

“Fati i keq”: Milani ndaj Napolit, edhe pa Rafa Leaon: ai do të rikthehet më 2022…

14 Dhjetor 2021, 10:59 Nga DOSJA
“Fati i keq”: Milani ndaj Napolit, edhe pa Rafa Leaon: ai do të

ITALI – Nuk do të ketë Milan-Napoli për Rafa Leaon. Sërish nuk ka asnjë lajm të mirë nga infermieria kuqezi për Stefano Piolin, i cili do ta takojë sulmuesin portugez vetëm në janar.

Testet e kryera dje, raporton “Corriere della Sera”, konfirmuan dëmtimin e vogël në kofshë, i cili u shkaktua më 4 dhjetor gjatë ndeshjes kundër Salernitanas. Dhe për këtë arsye, ish-sulmuesi i Lille, do të mungojë në radhët e kuqezinjve edhe në ndeshjen e 22 dhjetorit kundër Empolit.

Një tjetër lajm i keq ky për Milanin, në një periudhë në të cilën, fati i keq duket se u ka zënë derën kuqezinjve, të cilët në më pak se një fazë të pare, kanë regjistruar tashmë 36 raste të mos gatishmërisë, nga të cilat rreth gjysma për shkak të problemeve muskulore. Të njëjtën gjë po vuan edhe Leao, që do të detyrohet të largohet nga fusha deri në janar, si Ante Rebic dhe Davide Calabria, të cilët po përmirësohen, por do të kthehen në fushë vetëm kur kampionati të rifillojë pas pushimit dimëror.

Ndër lajmet e shumta të këqija ka edhe një notë të gëzueshme: të dielën, në mbrëmje, për superndeshjen kundër Napolit, në dispozicion të kuqezinjve është rikthyer Olivier Giroud, i cili është rikuperuar nga dëmtimi i kofshës dhe që të mërkurën, kur Milani rifillon stërvitjet, ai do të rikthehet në stërvitje me grupin.

E ndërsa skuadra punon për t’u përgatitur për ndeshjen e madhe me ‘blutë’ e Spallettit, klubi po mendon për merkaton (prioritet është një mbrojtës për të zëvendësuar Kjaer) dhe po punohet për rinovimet. Synimi i klubit është ta mbyllë me Leaon. Diskutimet mes Maldinit, Massara dhe Jorge Mendes, agjentit të portugezit, duket se janë duke u zhvilluar: marrëveshja për rinovimin e kontratës është afër deri më 30 qershor 2026, në bazë të një marrëveshjeje prej 4 milionë në sezon, me palët që punojnë për bonuse dhe detaje.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ante rebic dhe davide calabria derbi milan inter diskutimet mes maldinit infermieria kuqezi për stefano piolin ish-mesfurshori i napolit iu nënshtrua në klinikën ‘columbus’ në milano massara dhe jorge mendes nuk do të ketë milan-napoli raporton “corriere della sera” ante rebic dhe davide calabria derbi milan inter diskutimet mes maldinit infermieria kuqezi për stefano piolin ish-mesfurshori i napolit iu nënshtrua në klinikën ‘columbus’ në milano massara dhe jorge mendes nuk do të ketë milan-napoli raporton “corriere della sera”

Sondazh

Poll