Sport

Premier League në alarm: 42 raste pozitivë me Covid-19 të zbuluar në një javë!…

14 Dhjetor 2021, 05:42 Nga DOSJA
Premier League në alarm: 42 raste pozitivë me Covid-19 të zbuluar

ANGLI – Kampionati anglez regjistroi 42 raste të reja me Covid-19 të hënën, një rekord që nga fillimi i publikimit të rezultateve të testeve në maj 2020, njoftoi Premier League. “Midis të hënës, 6 dhjetorit dhe të dielës, 12 dhjetorit, janë kryer 3,805 teste mes lojtarëve dhe anëtarëve të stafeve teknikë. Midis tyre, 42 teste të reja rezultuan pozitive”, thuhet në deklaratën e Premier League.

Vetëm një duzinë rastesh u raportuan javën e kaluar, por shpërthimet e Covid janë shfaqur edhe në disa klube kryesore, përfshirë Manchester United. Liga tashmë u ka kërkuar klubeve të rivendosin masat shëndetësore, si maskat ose distancimi social, ndërsa Britania së fundmi vendosi kufizime të reja.

Rekordi i mëparshëm, për numrin e testeve pozitive në kampionatin anglez ishte 40 në fillim të janarit pas dy raundeve të testeve. Javën e kaluar, Tottenham kishte raportuar 13 raste mes lojtarëve dhe stafit të tij, gjë që rezultoi në anulimin e ndeshjes së Conference League kundër Rennes, më pas atë të udhëtimit në Brighton në kampionat.

Manchester United gjithashtu është prekur dhe iu desh të mbyllte qendrën e tij stërvitore për 24 orë. Klubi tha të hënën se kishte hyrë në diskutime me Premierligën për të shtyrë ndeshjen e tij në Brentford, të planifikuar për të martën më 14 dhjetor.

Klube të tjera, duke përfshirë Norwich, Leicester dhe Aston Villa, kanë raportuar gjithashtu disa raste pozitive në skuadrat e tyre. Një trend që konfirmon rritjen e numrit të rasteve me Covid në të gjithë ishullin, i cili e kaloi numrin e 50.000 rasteve ditore këtë fundjavë.

Premier League është aktualisht në diskutim për të forcuar masat emergjente për të luftuar Covid-in, veçanërisht me kthimin e tre testeve në javë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 12 dhjetorit 2 raste të reja me covid-19 të hënën 6 dhjetorit dhe të dielës ish-mesfushori i tottenham manchester united nokautin e fundjavës nga tottenhami tottenham 12 dhjetorit 2 raste të reja me covid-19 të hënën 6 dhjetorit dhe të dielës ish-mesfushori i tottenham manchester united nokautin e fundjavës nga tottenhami tottenham

Sondazh

Poll