Bota

Pfizer: Pilula kundër COVID-19 mposht variantin e ri Omicron

14 Dhjetor 2021, 13:58 Nga DOSJA
Pfizer: Pilula kundër COVID-19 mposht variantin e ri Omicron

SHBA- Kompania e vaksinës ‘Pfizer’ ka njoftuar se pilula kundër Covid-19 ul rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes deri në 90 për qind. Mediat e huaja shkruajnë se pilula Pfizer duket efektive kundër variantit omicron.

Studimi i bërë nga kompania testoi 2,250 persona, ku ilaçi reduktoi shtrimet në spital dhe vdekjet me rreth 89%.Ilaçi, i cili merret nga goja çdo 12 orë për pesë ditë, ‘ul ndjeshëm’ rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes kur merret brenda tre ditëve nga simptomat.

“Një provë e veçantë e pilulës te të rriturit e shëndetshëm zbuloi se marrja e saj brenda pak ditësh nga vuajtja e simptomave të COVID-19 ul mundësinë për t’u shtruar në spital me 70 për qind”,- tha Pfizer.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota omicron pfizer pilula anti-covid omicron pfizer pilula anti-covid

Sondazh

Poll