Aktualitet

Forcat operacionale zbarkojnë në lagjen amerikane në Sarandë, kapet i shumëkërkuari

14 Dhjetor 2021, 12:24 Nga DOSJA
Forcat operacionale zbarkojnë në lagjen amerikane në

SARANDË – Forcat e Komisariatit të Policisë së Sarandës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, kanë zhvilluar përpara pak minutash në vendin e quajtur “Lagjia Amerikane” në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës një aksion për kapjen e një të shumëkërkuari, i akuzuar për disa ngjarje të rënda kriminale në qytet.

Mësohet se, është shoqëruar në komisariat 31-vjeçari me inicialet E. M., lindur në Delvinë e banues në qytetin e Sarandës. Ende nuk dihen detajet e operacionit apo arsyet e shoqërimit të këtij shtetasi, por dyshohet se ai është i përfshirë në një ngjarje të rëndë të ndodhur ditët e fundit në Sarandë.

Së fundmi, në qytetin e Sarandës ka ndodhur një grabitje, ku u mor kasaforta e një supermarket në lagjen nr.4, ku persona të paidentifikuar hynë nga pjesa e prapme e tij dhe arritën të merrnin kasafortën me gjithë paratë që kishte brenda. Në kasafortë, sipas pronarëve, kishte rreth 200 milion lekë të vjetra.

Nuk dihet nëse kapja e këtij personi lidhet me ngjarjen në fjalë, por megjithatë pritet lajmërimi zyrtar i Policisë së Sarandës për kapjen e këtij personi,

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll