Aktualitet

Moti i ftohtë / Ngrica, bllokime rrugësh dhe dhjetëra fshatra pa energji elektrike

14 Dhjetor 2021, 06:18 Nga DOSJA
Moti i ftohtë / Ngrica, bllokime rrugësh dhe dhjetëra fshatra pa

TIRANË– Dita e sotme do të jetë një nga më të ftohtat e javës. Parashikohet që dita të jetë me ngrica dhe me temperatura të ulëta. Kjo ka sjellë problemet e para në vend, teksa raportohet se rënia e ndjeshme e temperaturave ka bërë që në rrugë të ketë prezencë të madhe të akulllit në rrugët e Bulqizës. Era e fortë në Qafën e Buallit po pengon qarkullimin normal të automjeteve pasi herë pas here bllokon rrugën me borë. Situatë e rënduar është edhe në fshatrat e Zerqanit, Ostrenit, Gjoricës, Trebishtit e Martaneshit. Edhe në këto zona ka prezencë të madhe të akullit në rrugë si dhe mungesë të energjisë elektrike. Edhe fshatrat e Dibrës janë paralizuar nga ngricat, të cilat janë shfaqur që prej pasdites së të hënës. Selishta, Lura e Reçi, janë pothuajse pa komunikim me qytetin e Peshkopisë si pasojë e borës dhe ngricave. Edhe situata me furnizimin me energji elektrike vijon të mbetet problem pasi me gjithë punën e bërë nga grupet e OSHEE, ende nuk është rikthyer rryma për qindra banorë të zonave rurale.

Ndërkohë,  një ortek i madh ka rënë mbrëmjen e djeshme, duke bllokuar rrugën në Qafë Thore të Shkodrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamjet dhe ka shkuar se po punohet që aksi të bëhet i kalueshëm për mjetet.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka reaguar në lidhje me mungesën e energjisë elektrike në disa fshatra të Korçës, ku fajtor për situatën e krijuar bën shtyllat e dy HEC-eve, të cilat kanë dëmtuar rrjetin elektrik të zonës. Për shkak të situatës së krijuar, OSSH njofton se aktualisht dy HEC-et kanë stopuar aktivitetin e tyre deri në zgjidhjen e situatës.

Ndërkohë, prej 16 ditësh, 700 banorët e Njësisë Administrative Kelmend, në Shkodër, janë në errësirë të plotë dhe në të ftohtë. Alarmi është ngritur nga kryeplaku i Kelmendit, Prek Vata, i cili se pasojë e kësaj fatkeqësie ishte stuhia dhe bora në zonë që shkatërroi telat dhe traversat elektrikë. Duke folur mbi gjendjen e rënduar të 700 banorëve, ai shtoi se edhe shumë turistë janë bllokuar në vend për shkak të gjendjes.

Po ashtu raportohet se, si pasojë e motit të keq në ditët e fundit në brigjet e Adriatikut perëndimor, dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur sot me vonesë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Moti i keq në Korçë, Prefekti Spirollari: Situata nën kontroll, akset të kalueshme

Reshjet e dëborës e temperaturat e ulëta, disa fshatra në Korçë pa energji elektrike

Moti i keq paralizon Dibrën, pa drita zona e Kalasë së Dodës, OSHE: Jemi në terren

Lepusha e Vermoshi 16 ditë pa drita, kryeplaku: 700 banorë e turistë të bllokuar

Moti i keq në Adriatik, dy tragete nga Bari mbërrijnë me vonesë në Portin e Durrësit

Disa fshatra në Korçë pa drita, OSSH: Shtyllat e dy HEC-eve dëmtuan rrjetin elektrik

Akull dhe ngrica në rrugët e Bulqizës, era e fortë pengon qarkullimin e automjeteve

Orteku bllokon rrugën në Qafë Thore të Shkodrës, ARRSH nxjerr pamjet e aksionit

(a.b-e.h)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq ne shqiperi moti moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll