Sport

Smalling dhe Ibanez nderojnë Romën, VAR i prish festën e golit Manaj-t

13 Dhjetor 2021, 21:57 Nga DOSJA
Smalling dhe Ibanez nderojnë Romën, VAR i prish festën e golit

ITALI– Java e 17-të e Serie A u mbyll me takimin Roma-Spezia përfunduar me shifrat 2-0. Një takim ku përballë ishte profesori Mourinho përballë nxënësit të tij Thiago Motta, por edhe një derbi shqiptarësh Kumbulla Manaj.

Takimi u zhbllokua shpejt kur në minutën e 6′ Cris Smalling do të shënonte për Romën. Pjesa e dytë e dytë nis me gol, është Ibanez në të 56-tën, që pas një gjuajtjeje me kokë ndëshkon sërish Spezian. Miqtë mundohen të reagojnë dhe gjejnë rrugën e rrjetës me Manaj, por goli i sulmuesit shqiptar anulohet nga VAR, për pozicion jashtë loje.

Roma rikthehet kështu te fitorja pas dy humbjeve rradhazi. Skuadra verdhekuqe shkon kështu në vendin e gjashtë në kuotën e 28 pikëve aq sa ka edhe Juventus.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport roma serie a spezia roma serie a spezia

Sondazh

Poll