Aktualitet

Vrasësi i Jurgen Dukës është efektiv policie, viktimës iu gjet dhe kokainë në xhepa

14 Dhjetor 2021, 11:11 Nga DOSJA
Vrasësi i Jurgen Dukës është efektiv policie, viktimës

TIRANË– Personi që qëlloi për vdekje me armë zjarri 29-vjeçarin Jurgen Duka, ngjarje e ndodhur gjatës mesnatës së kaluar është efektiv policie. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës, bëhet me dije se autori është me inicialet A. S., banues në Sauk, punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës. Në njoftim thuhet gjithashtu se gjatë kontrollit në rrobat e Dukës është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike. e llojit kokainë

Policia e Tiranës: Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një market, në rrugën “Irfan Tomini”.

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit J. D. (M). Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit J. D. (M.), i cili është shtetasi A. S., banues në Sauk, punonjës policie në DVP Dibër. Po nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendngjarje ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes. Gjithashtu, grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të shtetasit J. D. (M.), ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes. Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA-në vijon punën intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: Vritet me armë zjarri i riu në Tiranë!I arrestuar për drogë, mister lirimi nga burgu

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet jurgen duka vrasje ne tirane vritet jurgen duka jurgen duka vrasje ne tirane vritet jurgen duka

Sondazh

Poll