Aktualitet

DEBATI që solli përdorimin e armës, Duka dhe autori në sherr për alkoolin

14 Dhjetor 2021, 08:02 Nga DOSJA
DEBATI që solli përdorimin e armës, Duka dhe autori në sherr

TIRANË– Konflikti mes Jurgen Dukës dhe autorit të ngjarjes ka nisur për pijet alkoolike brenda marketit. Raportohet se Duka, një person me të kaluar kriminale, ishte me shokun e tij O.D kur hynë në market dhe aty nisën një konflikt me një person të panjohur, i cili nuk ka duruar gjatë pas debatit dhe e ka qëlluar, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Viktima dhe autori kishin hyrë të dy me të njëjtin qëllim brenda marketit, të blinin pije alkoolike dhe më pas janë nxjerrë edhe armët.

Kamerat e sigurisë kanë mundur që të fiksojnë momentin e vrasjes, ndërkohë që autori është larguar me një makinë benz. Policia po punon për identifikimin e tij, ndërkohë që prova më e fortë që kanë deri në këto momente janë pamjet e kamerave të sigurisë.

LAJMI KRYESOR: Vritet pas sherrit 29-vjeçari në Tiranë! Autori ‘mister’, dyshohet se ishin të dehur

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet jurgen duka vrasje ne tirane vritet jurgen duka jurgen duka vrasje ne tirane vritet jurgen duka

Sondazh

Poll