Aktualitet

Aksident në Durrës, makina përplas të moshuarën

13 Dhjetor 2021, 16:10 Nga DOSJA
Aksident në Durrës, makina përplas të moshuarën

DURRËS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një makinë me drejtues 34-vjeçarin Sh.M ka përplasur një 61-vjeçare me iniciale N.B. E moshuara është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak. Më datë 13.12.2021., rreth orës 16:25, në lagjen Nr.17 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Sh. M., 34 vjeç, ka përplasur shtetasen këmbësore N. B., 61 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës policia e durresit aksident në durrës policia e durresit

Sondazh

Poll