Aktualitet

EMRI/ Gjendet e vdekur gruaja e zhdukur në Elbasan

13 Dhjetor 2021, 18:01 Nga DOSJA
EMRI/ Gjendet e vdekur gruaja e zhdukur në Elbasan

ELBASAN- Pulije Bilbili, e cila ishte shpallur në kërkim pas denoncimit të familjarëve të saj është gjetur pa shenja jete. 57-vjeçarja, e cila u denncua e zhdukur një ditë më parë, u gjet e vdekur në një pyll në fshatin Zavalin të Elbasanit.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 13.12.2021, rreth orës 13:10, në fshatin Zavalin, Elbasan, është gjetur e pajetë, në pyll, pa shenja dhune, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në fshatin Zavalin. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 12.12.2021, rreth orës 16:00, shtetasi Th. S., 30 vjeç, banues në fshatin Zavalin, Elbasan, ka bërë kallëzim se ishte larguar nga banesa, tezja e tij, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në Zavalin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan pulije bilbili elbasan pulije bilbili

Sondazh

Poll