Aktualitet

Kreu i Emergjencave Civile në Fier, Maksim Zaka: Jemi në terren, situata në kontroll

13 Dhjetor 2021, 11:24 Nga DOSJA
Kreu i Emergjencave Civile në Fier, Maksim Zaka: Jemi në terren,

FIER – Aktualisht në Qarkun e Fierit janë 150 hektarë tokë bujqësore që janë nën ujë. Këtë fakt e ka bërë me dije Drejtori i Emergjencave Civile në Fier, Maksim Zaka, sipas të cilit ka edhe shtëpi të cilave iu është futur uji në oborr, ndërsa në disa prej tyre edhe në katin e parë. Sakaq, ai theksoi se janë ngritur disa grupe pune të cilat kanë dalë në terren për të bërë një bilanc të dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.


“Aktualisht me porosi dhe urdhër të kryetarit të bashkisë ka dalë një urdhër i cili u krijuan komisionet për evidentimin në terren të dëmeve të mundshme. Komisionet janë në terren dhe mund të them sa janë dëmet e mundshme. Ka shumë shtëpi që është futur uji në oborr, por mund të jetë futur edhe në katin e parë, për atë jemi, që t’i evidentojmë me saktësi dhe t’ju vijmë në ndihmë banorëve. Tokat bujqësore që janë jashtë shtratit pothuajse po kullojnë, problem janë tokat bujqësore që janë në shtratin e lumit, aktualisht nën mbulesën e ujit, rreth 150 hektarë.”-tha Zaka.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq! ‘Ngrin’ Korça, Fieri ende nën ujë, zonat pa energji, Rama inspekton

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet maksim zaka moti i keq ne shqiperi permbytjet ne shqiperi shkoder maksim zaka moti i keq ne shqiperi permbytjet ne shqiperi shkoder

Sondazh

Poll