Aktualitet

EMRA- AKUZAT/ PD kallëzon në SPAK 5 ish-funksionarë: Falsifikuan vulën e simbolet

13 Dhjetor 2021, 10:46 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, deputeti Edmond Spaho, ish-kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë Albana Vokshi, si dhe ish-sekretarët Ivi Kaso, Ervin Minarolli janë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga Partia Demokratike.

Mësohet se të kallëzuarit akuzohen se kanë falsifikuar vulën e Partisë Demokratike e simbole të tjera zyrtare të selisë blu pasi janë bërë pjesë e lëvizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili mbajti edhe Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në stadiumin “Air Albania” më 11 dhjetor.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ka qenë edhe personi që ka dorëzuar padinë në SPAK, deputetët e ish-sekretarët akuzohen për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë përsona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore.

Të gjithë të kallëzuarit u shkarkuan një ditë më parë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së që u zhvillua në selinë blu një ditë më parë. Nën argumentin se kanë ‘shkelmuar’ statutin e PD-së, Këshilli votoi shkarkimin nga funksionet partiake të emrave të propozuara nga Kryesia e Partisë Demokratike. Të shkarkuar janë: Edi Paloka (Kryetar i Këshillit); Belind Këlliçi; Ivi Kaso; Albana Vokshi; Aldo Bumçi; Gent Strazimiri; Gert Bogdani; Oerd Bylykbashi; Flamur Noka; Ervin Minarolli; Ledina Mandia dhe Tomorr Alizoti.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore albana vokshi belind kelliçi edmond spaho partia demokratike pd kallezon 5 ish-funksionaret albana vokshi belind kelliçi edmond spaho partia demokratike pd kallezon 5 ish-funksionaret

Sondazh

Poll