Aktualitet

Qëlluan me grushte dhe plagosën me thikë 30-vjeçarin, në kërkim dy shokët në Maliq

13 Dhjetor 2021, 11:18 Nga DOSJA
Qëlluan me grushte dhe plagosën me thikë 30-vjeçarin,

MALIQ – Policia e Korçës ka shpallur në kërkim dy të rinj, të cilët dyshohet se janë përfshirë në plagosjen me dashje të një 30-vjeçari, ndërsa ata janë E.M., 26 vjeç dhe G. V., 24 vjeç, të dy banues në Maliq.

Sipas policisë, dy të rinjtë  mbrëmjen e djeshme  gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe mjet prerës Sh. H., 30 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Ky i fundit ndodhet në spitalin rajonal ku po merr shërbimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa policia është vënë në ndjekje të dy agresorëve.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne maliq policia e korces plagosje ne maliq policia e korces

Sondazh

Poll