Aktualitet

1.5 ton drogë në Turqi/Gjykata lë në burg tre shqiptarët: S’kemi lidhje me ngjarjen

13 Dhjetor 2021, 10:44 Nga DOSJA
1.5 ton drogë në Turqi/Gjykata lë në burg tre

TURQI – Gjykata turke ka lënë në arrest me burg tre shqiptarët, të cilët u arrestuan pak ditë më parë në Turqi, teksa transportonin 1.5 tonë drogë në zonën e Mugalas. Të arrestuarit kanë mohuar përfshirjen e tyre duke thënë se nuk njihnin as shitësin dhe as blerësin ndërsa sa i përket transportit të lëndës narkotike kanë deklaruar se vetëm u është thënë se do të transportonin disa thasë.

Ndërsa më herët, sipas raporteve të publikuara, trafikantët shqitarë kishin ndryshuar mënyrën e trafikimit të drogës, duke e çuar këtë herë nga territori turk ku edhe ranë në prangat e policisë.

1.5 ton kanabis nga Shqipëria u gjetën të fshehura në një pyll, në zonën e Muglas nga Policia turke. Operacioni i koduar “Operacioni i nderit”, ka nisur pas marrjes së informacioneve se një sasi e madhe droge po vinte nga Shqipëria. Sipas zëvendësministrit të Brendshëm turk, gjithçka nisi pasi një anije peshkimi pa flamur u zbulua në ujërat ndërkombëtare dhe lëvizjet e saj të dyshimta u monitoruan menjëherë. Ndërsa në pamjet e publikuara nga operacioni, duket droga e paketuar në disa qese  të mëdha të zeza, ndërkohë që bashkë me drogën, Policia ka sekuestruar edhe 3 pistoleta.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 1.5 ton droge ne turqi droga e kapur ne turqi 1.5 ton droge ne turqi droga e kapur ne turqi

Sondazh

Poll