Aktualitet

Sherr masiv mes shqiptarëve e italianëve jashtë diskotekës në Forli, shkak një femër

13 Dhjetor 2021, 11:11 Nga DOSJA
Sherr masiv mes shqiptarëve e italianëve jashtë diskotekës

ITALI – Një sherr masiv, ku janë përfshirë disa të rinj shqiptarë dhe italianë, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Cesenatico, në Forli të Italisë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një 27-vjeçar shqiptar.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur jashtë ambienteve të një prej klubeve të natës më të frekuentuar në zonë, në Club Energy, ndërsa në pranga ka rënë një tjetër i ri i përfshirë në sherr, i cili së bashku me disa miq të tij është sulmuar barbarisht nga shqiptari i plagosur së bashku me miqtë e tij. Sipas hetimeve të para rezulton se shkak për këtë sherr është bërë një vajzë.

Përplasja fillimisht nisi brenda ambieneteve të diskotekës, ndërsa percepitoi më vonë jashtë saj. Mësohet se personat e përfshirë në sherr janë shoqëruar në komisariatin e policisë, ndërkohë që i lënduari ndodhet në spitalin e Bufalini di Cesena, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Marrë nga ilrestodelcarlino.it

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret sherr ne itali shqiptaret sherr ne itali

Sondazh

Poll