Politike

Protesta/ Presidenti Meta thirrje për qetësi: Zgjidhja do vijë vetëm përmes dialogut

21 Qershor 2019, 18:18 Nga DOSJA
Protesta/ Presidenti Meta thirrje për qetësi: Zgjidhja do vijë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me protestën e 9-të kombëtare të opozitës para Kryeministrisë. 

Me anë të një deklarate, presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme të jetë tërësisht paqësore duke i bërë thirrje protestuesve të vetëpërmbahen.

Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim,”-shkruhet në deklaratën e presidentit. 

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS ILIR META

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë.

Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim.

Ditën e sotme opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e 9-të kombëtare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 20:00.

Nuk dihet ende sesa do të zgjasë kjo protestë. Basha bëri thirrje që qytetarët të jenë sot prezentë në protestë, duke lajmëruar se pjesë e saj do të jenë edhe dy vajzat e tij. Megjithëatë policia ka ndërrmarrë masa të forta sigurie. Gardhe hekuri, 1500 forca policie në terren janë disa nga masat e policisë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta protesta e opozites 21 qershor 2019 ilir meta protesta e opozites 21 qershor 2019

Sondazh

Poll