Politike

Presionet e ndërkombëtarëve për dhunën në protestë, LSI: S’kemi takuar asnjë amerikan

21 Qershor 2019, 18:36 Nga DOSJA
Presionet e ndërkombëtarëve për dhunën në

TIRANE- Pas lajmit që Dosja.al ka publikuar pasditen e sotme, se një përfaqësues i lartë i ambasadës amerikane ka takuar Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, një reagim ka ardhur nga LSI.

Zyra e shtypit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka kontaktuar Dosja.al dhe ka mohuar që kjo parti të ketë zhvilluar një takim me ndërkomëbtarët në lidhje me ecurinë e protestës së sotme.

“LSI nuk ka zhvilluar asnjë takim me ndërkombëtarët. Nuk ka asnjë komunikim për ecurinë e protestës”-thuhet në reagimin e LSI.

Dosja.al botoi sot detaje ekskluzive nga takimi i liderëve të opozitës me përfaqësues të SHBA.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë takuar ditën e djeshme një përfaqësues të Ambasadës Amerikane. Ky i fundit i ka paralajmëruar që protesta e sotme të mos ishte e dhunshme.

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lsi protesta e opozites 21 qershor 2019 qëndrimi i ndërkombëtarëve lsi protesta e opozites 21 qershor 2019 qëndrimi i ndërkombëtarëve

Sondazh

Poll