Politike

“Uroj të mos bëjë me Carla Brunin si me gratë e shokëve”, Kryemadhi lëshon gojën për Ramën: Më bëhet qejfi që ka

21 Qershor 2019, 18:49 Nga DOSJA
“Uroj të mos bëjë me Carla Brunin si me gratë e

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lëshuar një batutë lidhur me kryeministrin Edi Rama. 

Kryemadhi lëshoi një shaka të kripur, teksa u pyet lidhur me faktin se kryeministri Edi Rama ndodhej në Butrint për të ndjekur koncertin e Carla Brunit. 

“Më bëhet shumë qejfi që kryeministri Edi Rama ka shkuar në Butrint të ndjekë koncertin e Carla Brunit. Ka edhe Sarcozy-n shumë shok. Por uroj që të mos bëjë të njëjtën gjë që u bën grave të shokëve,”- u shpreh Kryemadhi. 

Opozita e bashkuar ka mbajtur protestën e saj të 9-të kombëtare para Kryeministrisë. E gjithë protesta ka vijuar e qetë duke mos u shënuar asnjë incident. Basha nga foltorja para qytetarëve ka përsëritur dhe njëherë se nuk do të ketë pazare politike me Edi Ramën. Në këtë protestë ka pasur disa simbolika të reja, si shtatorja prej letre e Edi Ramës, por dhe shtrati ku kryeministri ishte shtrirë së bashku me disa emra të lakuar si banditë.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi protesta e opozites 21 qershor 2019 edi rama monika kryemadhi protesta e opozites 21 qershor 2019

Sondazh

Poll