Politike

Protesta e opozitës, Rama ‘shfaqet’ i shtrirë me Avdylët dhe Dakon në krevatin dopjo (Foto)

21 Qershor 2019, 18:16 Nga DOSJA

TIRANË– Disa të rinj kanë shfrenuar imagjinatën në protestën e sotme të opozitës. Aka janë maskuar si kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Vangjush Dako dhe si pjesëtarët e fisit Avdyli.

Ashtu të maskuar dhe me bluza të bardha ku kanë stampuar emrat e Avdylëve dhe të kryeministrit ata janë shtrirë në një krevat dopio pranë kryeministrisë.

Krevati shihet i mbuluar me një çarçaf ngjyrë violë, njësoj si ngjyra zyrtare e Partisë Socialiste.

Opozita e bashkuar ka mbajtur protestën e saj të 9-të kombëtare para Kryeministrisë. E gjithë protesta ka vijuar e qetë duke mos u shënuar asnjë incident. Basha nga foltorja para qytetarëve ka përsëritur dhe njëherë se nuk do të ketë pazare politike me Edi Ramën. Në këtë protestë ka pasur disa simbolika të reja, si shtatorja prej letre e Edi Ramës, por dhe shtrati ku kryeministri ishte shtrirë së bashku me disa emra të lakuar si banditë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi ramame avdylet protesta e opozitës 21 qershor rama i shtrire edi ramame avdylet protesta e opozitës 21 qershor rama i shtrire

Sondazh

Poll