Sport

Messias protagonist edhe kur nuk shënon me Milanin

12 Dhjetor 2021, 14:24 Nga DOSJA
Messias protagonist edhe kur nuk shënon me Milanin

ITALI – Që në fillim të blerjes së tij nga ana e Milanit, ka qenë objekt bisedash dhe memesh, lojtari brazilian, i cili deri dje ishte i panjohur.

Pas protagonizmit me ato pak gola të shënuar, Messias ka qenë edhe mbrëmjen e djeshme në Udine në qendër të vëmendjes, por as për gol dhe as për ndonjë faj të tij

Ai është hedhur në fushë nga Stefano Pioli në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes në Udine, në vend të Krunic e menjëherë telekamerat janë fokusuar tek gabimi në fanellë: në emrin e tij në fakt ka një ‘E’ tepër… nga Messias në Meessias.

Një gabim që u duk se ishte edhe tersi, në një ndeshje në të cilën Milan nuk arriti të fitojë, duke limituar dëmet vetëm falë akrobacisë së Ibrahimovic në minutën e dytë shtesë, por pa evituar rrezikun e parakalimit nga Inter, nëse zikaltrit fitojnë me Cagliarin.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport messias milan seria a messias milan seria a

Sondazh

Poll