Sport

Fund thriller në F1, Verstappen kalon Hamilton në xhiron e fundit, shpallet kampion

12 Dhjetor 2021, 14:38 Nga DOSJA
Fund thriller në F1, Verstappen kalon Hamilton në xhiron e fundit,

ABI DHABI – Max Verstappen është kampioni i botës së Formulës 1, teksa ka fituar duelin me Lewis Hamilton në garën e fundit të këtij sezoni në Abu Dhabi.

Kur gjithçka dukej e mbyllur dhe Lewis Hamilton po shkonte drejt titullit të tetë botëror, 5 xhiro nga fundi, aksidenti i Nicholas Latifit provokoi ndërhyrjen e makinës së sigurisë. Drejtuesit e skuadrës ‘Red Bull’ e shfrytëzuan për të ndryshuar gomat e Max Verstappen për të shpresuar që makina e sigurisë do të largohej përpara mbylljes së atyre pak xhirove të mbetura.

Dhe ashtu ndodhi, vetëm 5 km e fundit u lejuan të garohen normalisht dhe holandezi i ‘Red Bull’ që kishte gjithçka në dorën e tij, bëri atë që duhet të bënte, rrezikoi, parakaloi Lewis Hamilton dhe ia doli mbanë të kalojë i pari finishin. Ndërkohë në shkallën e tretë të podiumit u ngjit Carlos Sainz i Ferrarit

Në këtë mënyrë, falë Max Verstappen skuadra ‘Red Bull’ rikthehet në majën e këtij sporti pas 8 viteve nga titulli i fundit, që në atë kohë e fitoi Sebastian Vettel. Ishte viti 2013 kur u mbyll dhe pokeri i titujve të fituar nga kjo skuadër.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #lewishamilton #maxverstapen formula1 #lewishamilton #maxverstapen formula1

Sondazh

Poll