Sport

Dëmtimi i tretë në tre muaj, çfarë po ndodh me Dybalan? Sulmuesi humbet vitin 2021

12 Dhjetor 2021, 15:09 Nga DOSJA
Dëmtimi i tretë në tre muaj, çfarë po ndodh me

ITALI-Për Paulo Dybala, viti 2021 përfundoi në Venecia. 12 minuta në fushë dhe kërkesa për një zëvendësim për shkak të lodhjes së muskujve. Fillimisht u duk një problem në gjurin e djathtë, por nga të dhënat e fundit bëhet fjalë për një lodhje në aduktorin në kofshës së djathtë.

Kontrolleve, që argjentinasi do t’i nënshtrohet në Torino, do të japin përgjigje më të sakta për shkallën e dëmtimit. “Jam i shqetësuar – tha Max Allegri –, për fat të keq ne rrezikuam dhe tani le të shohim.”

Dëmtimi i tretë në harkun kohor prej tre muajsh, dhe Juventusi duhet të bëjë pa shërbimet e tij. Duke marrë parasysh që Juventus luan të shtunën në Bologna dhe më pas të martën më 21 dhjetor në shtëpi kundër Cagliarit, ka shumë pak gjasa që Joya të rikuperohet shpejt.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dybala juventus dybala juventus

Sondazh

Poll