Sport

“Zhvishej para të miturve dhe…”/ Ish-trajner te Barça, akuzohet për abuzim seksual

12 Dhjetor 2021, 14:37 Nga DOSJA
“Zhvishej para të miturve dhe…”/ Ish-trajner te

SPANJË-Është një periudhë e keqe për Barcelonën, jashtë fazës së grupeve të Champions League dhe 16 pikë larg Real Madrid që kryeson në kampionat. Tani vjen një histori e tmerrshme nga Katalonja. Ish-trajneri i sektorit të të rinjve të klubit katalanas, Albert Benaiges, është nën hetim për abuzim seksual ndaj futbollistëve të mitur. Sipas mediave spanjolle, akuzat kanë të bëjnë me periudhën midis viteve 80 dhe 90, kur Benaiges ishte mësues i edukimit fizik në lagjen Les Corts të qytetit.

Tani 71 vjeç (ai do të mbushë 72 vjeç më 1 janar), Benaiges mohoi të ishte sjellë ndonjëherë në mënyrë të pahijshme, por ajo që e futi në telashe ishte një ankesë e një prej studentëve të tij. Dhe sipas policisë katalanase priten të tjera në ditët në vijim.

Deri më tani nuk ka ankesa nga ish-lojtarët e Barcelonës, skuadër ku Benaiges e kishte drejtuar nga viti 1992 deri në vitin 2011. Trajneri aktual i Barcelonës, Xavi Hernandez, e kishte patur Benaiges si trajner të ekipit, kur luante me moshat. Xavi tha se ishte “i befasuar dhe i habitur” nga akuzat.Më pas trajneri kishte punuar në Emiratet Arabe, Meksikë dhe Japoni.

Sipas denoncimit, Benaiges do të ishte zhveshur para djemve në shkollë dhe do të kishte kryer episode të tjera: “Nuk kam lënduar kurrë askënd dhe nëse e bëja nuk ishte qëllimi im. Ndërgjegjja ime është shumë e pastër, nuk kam detyruar askënd të bëjë asgjë dhe kam denoncuar pedofilët”, tha ai.

Këshilltari i Katalonjës për arsimin, Josep Gonzalez Cambray, njoftoi se zyra e tij ka hapur një hetim për abuzimet e supozuara dhe premtoi mbështetje për këdo që del përpara për të raportuar atë që ka ndodhur.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona benaiges xavi barcelona benaiges xavi

Sondazh

Poll