Sport

Kastrioti gjen fitoren pas 2 muajsh, Egnatias nuk i bën punë as ardhja e Ramadanit

12 Dhjetor 2021, 14:50 Nga DOSJA
Kastrioti gjen fitoren pas 2 muajsh, Egnatias nuk i bën punë as ardhja

KAMËZ- Dy muaj kishte Kastrioti që nuk fitonte. Ishte 16 tetori i këtij viti kur krutanët fitonin ndaj Skënderbeut me shifrat 2-0. Në javën e 13-të të Kategorisë Superiore krutanët fitojnë ndaj Egnatias, kundërshtari më i afërt në klasifikim me shifrat 1-0.

Pa gola u mbyll 45-minutëshi i parë, ndërsa në fraksionin e dytë, ritmi ishte shumë i lartë dhe vendasit gjetën golin me anë të Spartak Ajazit.

Sulmuesi nuk fali në minutën e 61, pas një harkimi të Bashës. Ky sukses për skuadrën e Ramadan Ndreut e mban sërish në vendin e fundit në kuotën e 8 pikëve, ndërsa kjo disfatë për rrogozhinasit e mbajnë përsëri në vendin e 9 në kuotën e 11 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport egnatia kastrioti egnatia kastrioti

Sondazh

Poll