Politike

Gjana: 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit s’duhet të jenë pjesë e PD-së

12 Dhjetor 2021, 15:29 Nga DOSJA
Gjana: 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit s’duhet

TIRANË– Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jemin Gjana është shprehur se të gjithë demokratët që janë bërë pjesë e Komisionit të Rithemelimit në Kuvendin e mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha një ditë më parë, s’duhet të jenë më në PD. I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar në selinë blu, Gjana u shpreh se ai është dakort me çdo vendim të marrë nga Kryesia e PD-së. Ai propozoi që trupat e PD-së të dalin në terren.

“Jam sot se jam votuar për të vënë një institucion legal në PD. Jam votuar nga ju që jeni sot këtu nga disa që ishin dje aty. Jam këtu sepse i vetmi individ, ndjesë për modestinë, kam 30 vite e 3 muaj dhe kam marrë pjesë në Kuvendin e parë të PD-së, që jam pjesë e kësaj trupe pa asnjë ndërprerje. Nuk e ka askush këtë luks do ta quaj. Në kryesi u ka thënë kolegëve që asnjëherë që nga dita e parë e deri më sot nuk jam as me Berishën, as me Selamin, as me Shehun e as me Bashën. Jam me PD-në. Dhe jam sot këtu se kam qenë 30 vite pa ndërprerje tek institucionet legale të PD-së. Jam pro vendimeve të marra në kryesinë e PD-së. Nuk do të përjashtojmë ata që kanë shkuar në stadium, se janë të lirë të shkojnë kudo. Ata që kanë bërë një grup 29 siç kemi bërë në ’97, ata nuk mund të jenë në 2 vende. Jam pro rezolutës, por dua të them se ne kemi lëshuar terren pas 15 nëntorit. Ne kemi dalë në ’97 me automatik. Kishim probleme me tanët, me grupe të armatosura. Por njerzit nuk i lëshuam dhe nuk duhet t’i lëshojmë njerëzit. Trupa e PD-së, duhet të shtrihet në terren, Atje duhet të bëjmë debatin,”- tha Gjana ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: POST-KUVEND/ Berisha e shkarkoi, nis ‘hakmarrja’ e Bashës! Priten përjashtime

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike jemi gjana keshilli i pd 12 dhjetor 2021 jemi gjana keshilli i pd 12 dhjetor 2021

Sondazh

Poll