Sport

Trajneri Tuchel flet me superlativa: “Jorginho ka sakrifikuar veten për shumë javë”

12 Dhjetor 2021, 11:44 Nga DOSJA

ANGLI – Thomas Tuchel, trajneri i Chelsea, pas ndeshjes së fituar ndaj Leeds, në konferencën për shtyp u shpreh:

“Jorginho ka sakrifikuar veten për shumë javë. E dija se do të vinte koha kur ai do të vuante, sepse ka luajtur me ne në kampionat, ka luajtur në Champions League, ka luajtur në “Euron 2020” dhe në të gjitha ndeshjet kualifikimese të Italisë për Kupën e Botës. Pra, nuk ishte vetëm një përpjekje fizike për të, por ishte edhe shumë kërkuese mendërisht.

Nuk pati parasezon, nisi direkt me ndeshjen e Superkupës. Kështu që e dija se do të kishte një moment në sezon, kur ai do të ndjente trupin e tij dhe nuk do të ishte plotësisht në formë. Por Jorgi është Jorgi dhe ai është plotësisht i vetëdijshëm që na mungon Kova (Mateo Kovacic) dhe N’Golo (Kante). Ai bën sakrifica dhe jep më të mirën nga vetja çdo ditë.

Ai kalon orë e orë të tëra me departamentin e mjekësisë, për t’u riaftësuar dhe për të marrë formën më të mirë të mundshme. Është shumë bukur të kesh një qëndrim të tillë. Ishte një shpërblim i madh për të sot, sepse nuk është e lehtë të shënosh dy penallti në një ndeshje.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll