Sport

“Tani dua medaljen olimpike”! Calja tregon rrugëtimin dhe objektivat: Mendova…

12 Dhjetor 2021, 14:21 Nga DOSJA
“Tani dua medaljen olimpike”! Calja tregon rrugëtimin dhe

SHQIPËRI-Botërori i Peshëngritjes në Tashkent në Uzbekistan u kthye në një sukses të vërtetë për Shqipërinë, që me Briken Caljen kthehet me tre medalje, një të artë e dy argjend dhe me titullin e nënkampionit të botës në dygarësh. Në një prenoncim për mediat dhe portalet shqiptare peshëngritësi shqiptar tregon vështirësitë dhe sakrificat.

“Kjo ishte dita e shqiptarëve dhe më bën të ndjehem vërtet me fat dhe jashtëzakonisht shumë i lumtur. E vetmja gjë që më ka mbetur është medalja olimpike që shpresoj, është ëndërra ime e parealizuar dhe mendoj se do ta realizoj”, tha Calja.

Ishte momenti im. Normalisht mendova gjithë sakrificat e mia që unë kam kaluar, karrierën time familjen time , njerëzit që unë punoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, duke filluar nga federate e peshëngritjes, komitetin olimpik etj.Faleminderit! Asgjë nuk ka përfunduar, të tjera suksese na presin së bashku, ku më i rëndësishmi është gjithmonë ai i radhës”, shkruan kampioni Briken Calja

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport briken calja briken calja

Sondazh

Poll