Sport

Alarm te Manchester United! Suedezi Lindelöf probleme me frymëmarrjen në fushë…

12 Dhjetor 2021, 10:30 Nga DOSJA

ANGLI – Zëvendësimi i tij erdhi pak para penalltisë fitimtare, të shënuar nga Cristiano Ronaldo këtë të shtunë në fushën e Norwich (1-0). Victor Lindelöf ia la vendin Eric Baillyt në minutën e 74-t, si masë paraprake, kur ai mezi po mundohej të merrte frymë. Megjithatë, Manchester United ka dhënë lajme qetësuese për qendërmbrojtësin e tyre, pasi kapiteni suedez u kontrollua nga stafi mjekësor.

“Ne e kemi ekzaminuar,- u shpreh trajneri i “Djajve të Kuq”, Ralf Rangnick. – Deri tani gjithçka duket se po shkon mirë, por ai sërish duket paksa i tronditur. Shpresojmë që ai të jetë në formë të mirë për ndeshjen e së martës kundër Brentford”.

Dhe për të shpjeguar: “Unë mendoj se ai pati një përplasje me një lojtar tjetër, ndaj dhe ai nuk mund të merrte frymë. Rrahjet e zemrës së tij ishin më të larta se normalja, prandaj na u desh ta zëvendësonim”.

Portieri David de Gea, gjithashtu shprehu shqetësimin e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Ai tërhoqi veçanërisht një paralele me dështimin e zemrës së danezit Christian Eriksen gjatë Euros dhe me dhimbjen në gjoks, që pësoi Sergio Agüero te Barcelona në La Liga. “Është e vështirë të shohësh lojtarin tënd të tillë, ishte më mirë ta zëvendësoje. Në këto momente futbolli nuk ka rëndësi, jeta është e para. Shpresoj që ai të jetë duke u bërë absolutisht mirë”,- tha ai për ‘Sky Sports’.

B.T (Dosja.al)

 

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport danezit christian eriksen gjatë euros gjermani ralf rangnick i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin para penalltisë fitimtare portieri david de gea pritet të emërojë ralf rangnick ralf rangnick sergio agüero te barcelona të shënuar nga cristiano ronaldo trajneri i “djajve të kuq” danezit christian eriksen gjatë euros gjermani ralf rangnick i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin para penalltisë fitimtare portieri david de gea pritet të emërojë ralf rangnick ralf rangnick sergio agüero te barcelona të shënuar nga cristiano ronaldo trajneri i “djajve të kuq”

Sondazh

Poll