Sport

Ish-trajneri i të rinjve akuzohet për abuzim seksual, te Barcelona të shokuar…

12 Dhjetor 2021, 07:21 Nga DOSJA
Ish-trajneri i të rinjve akuzohet për abuzim seksual, te Barcelona

SPANJE – Ish-kreu i sektorit të të rinjve të Barcelonës, Albert Benaiges, u akuzua nga mbi 60 ish-nxënës të një shkolle publike ku ai punonte, për abuzim seksual të dyshuar. Benaiges është duke u hetuar nga autoritetet spanjolle, pas publikimit të akuzave në gazetën “Ara” me qendër në Barcelonë.

Sipas gazetës katalanase, akuzat kundër Albert Benaiges datojnë që në vitet 1980 dhe 90, kur ai punonte si mësues në lagjen Les Corts të qytetit. Një ish-studentë ka bërë një deklaratë zyrtare në polici dhe të tjera pritet të vijojnë në ditët në vijim.

Ish-tekniku 71-vjeçar i ka mohuar akuzat. Deri më tani, duket se asnjë nga lojtarët e Barcelonës nuk e ka akuzuar Benaiges për abuzim. Ai ka punuar në sektorin e të rinjve të klubit katalanas nga viti 1991 deri në 2011 dhe më pas u kthye vitin e kaluar. Ai dha dorëheqjen javën e kaluar.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, e ka pasur Benaiges, si trajner në ekipin e të rinjve. Xavi tha se ishte “i befasuar dhe i habitur” nga akuzat. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është shprehur se klubi po analizon informacionin për t’u shprehur për rastin. “Ky njeri që u largua nga klubi për arsye personale, pasi ne e kishim punësuar për talentin e tij në gjetjen e lojtarëve dhe vlerësimin e talentit të të rinjve”,- tha Laporta. “Ajo që klubi po bën është të mbledhë të gjitha informacionet që dalin, në mënyrë që të të mund të bëjmë një deklaratë zyrtare”, shtoi ai.

Ministri i Arsimit i Katalonjës, Josep González Cambray, njoftoi të shtunën, se zyrtarët në departamentin e tij kanë hapur një hetim për abuzimet e supozuara dhe janë zotuar të mbështesin të gjithë ata që do të dalin përpara.

Pas largimit nga Barcelona në vitin 2011, Benaiges vazhdoi të punojë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Meksikë dhe Japoni. Gjatë kohës së tij në krye të akademisë, Benaiges mbikëqyri zhvillimin e brezit të artë të Barcelonës, duke sjellë lojtarë, përfshirë Lionel Messin, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta në ekipin e parë.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport albert benaiges barcelona lyon ish-tekniku 71-vjeçar joan laporta josep gonzález cambray njoftoi të shtunën presidenti i barcelones sektorit të të rinjve të barcelonës sipas gazetës katalanase albert benaiges barcelona lyon ish-tekniku 71-vjeçar joan laporta josep gonzález cambray njoftoi të shtunën presidenti i barcelones sektorit të të rinjve të barcelonës sipas gazetës katalanase

Sondazh

Poll