Aktualitet

Basha thirri Këshillin Kombëtar të PD, Paloka: S’ke tagër ta mbledhësh

11 Dhjetor 2021, 19:45 Nga DOSJA
Basha thirri Këshillin Kombëtar të PD, Paloka: S’ke

TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka mendon se kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka tagër për të thirrur Këshillin Kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se Këshilli duhet të përfaqësojë interesat e PD-së dhe se këtë gjë sipas tij e bëri Kuvendi që u mbaj sot tek stadium, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Statusi i plotë:

Sot Kuvendi i PD , per here te pare u mblodh me kerkese te delegateve te tij dhe mori vendime historike te rendesishme ne baze te te cileve qendron rithemelimi i PD. Ne Kuvendin e demokrateve te lire, sot moren pjese nje numer jo i vogel prej antareve te Keshillit Kombetar. Une ju bej thirrje dhe pjeses tjeter te antareve, ti bashkohen PD te rithemeluar sot me vullnetin e shumices perfaqesuese te demokrateve e te mos behen pjese e lojes te atyre qe per karrige jane gati te shkelmojne interesat e demokrateve , per me teper , nga sot, pa asnje tager per te mbledhur Keshillin Kombetar . Keshilli Kombetar, pas Kuvendit Kombetar eshte organi me i larte i PD dhe antaret e tij duhet te perfaqesojne vullnetin dhe interesat e demokrateve , vullnet qe u shpreh qartazi sot ne Kuvendin per rithemelimin e PD.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore edi paloka kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 edi paloka kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll