Aktualitet

SITUATA – Bllokohet nga dëbora aksi Bogë-Qafë Thorë, lumenjtë rikthehen në shtretër

11 Dhjetor 2021, 19:38 Nga DOSJA
SITUATA – Bllokohet nga dëbora aksi Bogë-Qafë Thorë,

SHQIPËRI – Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi raportoi mbi gjendjen në Shqipëri pas problematikave të shkaktuara prej reshjeve dhe dëborës. Në Facebook, ai njofton se po punohet për zhbllokimin e rrugës Qafë Bogë-Thorë nga bora në Malësinë e Madhe si dhe rrugët e Zhulatit dhe Lazaratit në Gjirokastër.

Në lidhje me lumenjtë, ministri bëri me dije se prurjet e tyre janë brenda shtretërve.

NJOFTIMI I NIKO PELESHIT:

Intensiteti i lartë i reshjeve të rëna gjatë orëve të fundit ka shtuar problematikat në disa zona të vendit. Strukturat e pushtetit vendor po punojnë për të zhbllokuar akset Bogë-Qafë Thorë nga bora, ndërsa në Gjirokastër puna vijon në rrugën e Zhulatit dhe në Lazarat. Aktualisht prurjet e lumenjve janë brenda shtretërve të tyre. Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në gatishmëri për çdo nevojë nga ana e strukturave të pushtetit vendor.

Sot ka patur përmbytje në disa qytete të vendit: Elbasan, Gjirokastër, Berat ku dalja e lumenjve Vjosë, Osum dhe Drino kanë përmbuytur toka bujqësore dhe banesa. Në disa prej zonave malore ka patur ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të dëborës. Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkoi nga drejtuesit e automjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për të shmangur problemet në qarkullim në akset e zonave të mbuluara nga bora.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq/Dëborë në Kukës dhe Korçë,Berati pa drita, bllokohen turistë në Voskopojë

PËRMBYTJET/Fieri dhe Vlora ‘nën’ ujë, përroi në Gjirokastër bllokon rrugët (SITUATA)

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fshati zhulat gjirokaster niko peleshi fshati zhulat gjirokaster niko peleshi

Sondazh

Poll