Aktualitet

57-vjeçari bie në lumin Osum, rrezikon të mbytet, pas tij futen zjarrfikësit

11 Dhjetor 2021, 18:44 Nga DOSJA
57-vjeçari bie në lumin Osum, rrezikon të mbytet, pas tij futen

BERAT– Një 57-vjeçar i identifikuar si Fuat Topi ka rrezikuar që të mbytet në lumin Osum. Burri nga fshati Veterrik ra në ujë dhe nuk mundi të dilte dot më që aty e për pasojë i kanë ardhur në ndihmë zjarrfikësit. Pas tij, janë futur në ujë dhe zjarrfikësit të cilët gjithashtu kanë ngecur për shkak të prurjeve të mëdha të lumit.

Pas më shumë se 30 minutash operacion, zjarrfikësit kanë dalë nga uji bashkë me Topin. 

57-vjeçari është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Për momentin ai raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet berat lumi osum berat lumi osum

Sondazh

Poll