Aktualitet

Vrasja e Rolit, arrestohen babë e bir, pranga ndihmësit, si u kapën në Fushë Milot

11 Dhjetor 2021, 15:57 Nga DOSJA
Vrasja e Rolit, arrestohen babë e bir, pranga ndihmësit, si u

TIRANË– Llej Lika 22 vjeç, banues në Kurbin është vënë në pranga pasi akuzohet të jetë personi që ka ekzekutuar me armë zjarri biznesmenin Rakip Roli. Dy ditë pas krimit të rëndë që trondit mëngjesin e nëntë dhjetorit Sanxhakun e Kurbinit, Lika është arrestuar pasi u gjet në Fushë Milot bashkë me të atin. Babai i tij, Skënder Lika akuzohet të jetë bashkëpunëtor në krimin e rëndë. Bashkë me babë e bir është arrestuar dhe një tjetër i ri i identifikuar si Klaudio Beleshi, i cili akuzohet se ka ndihmuar dyshen duke i fshehur. 

Beeshi, miku i Llej Likës dyshohet se pas krimit të rëndë ka fshehur babë e bir në banesën e tij në Fushë Milot, në mënyrë që mos t’i gjente policia. Pamjet e publikuara nga policia tregojnë dhe momentin e shoqërimit pas hekurave të 22-vjeçarit, i cili gjithashtu u tregon policëve vendin se ku e kishte fshehur armën e krimit. 

Biznesmeni 55-vjeçar Rakip (Pilot) Roli, u qëllua për vdekje brenda makinës së tij mëngjesin e 9 dhjetorit në Sanxhak të Laçit. Babë e bir, dyshohet se e kanë pritur biznesmenin e materialeve të ndërtimit që të dalë nga shtëpia dhe të futet në mjetin e tij. Pikërisht në këtë moment, ata dyshohet se i janë afruar mjetit luksoz tip ‘Audi Q7’ dhe kanë shtënë me breshëri ndaj 55-vjeçarit. Ata u shpallën në kërkim menjëherë pas vrasjes së Rolit për shkak të konflikteve që kanë pasur më herët me të. 

Kjo për shkak se një prej tyre disa kohë më parë është rrahur brutalisht nga tre djemtë e viktimës dhe mendohet se atentati të kenë një hakmarrje. Skënder Lika është edhe vëllai i Myslym Likës, i cili mbeti i plagosur në Mamurras dhe xhaxhai i Ilir Likës që është në burg për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD- Me antiplumb, si u kap vrasësi i Rolit, momenti kur tregon armën: Ja ku është

Vrasja e biznesmenit Roli, policia: 3 të përfshirë, ndodhi për motive të dobëta

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klaudio beleshi llej lika rakip roli skender lika klaudio beleshi llej lika rakip roli skender lika

Sondazh

Poll