Aktualitet

Vjosa drejt nivelit maksimal, Subashi: Nëse duhet, do të thërrasim ushtrinë

11 Dhjetor 2021, 18:50 Nga DOSJA
Vjosa drejt nivelit maksimal, Subashi: Nëse duhet, do të

FIER – Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi u shpreh se do të kërkohet ndihma e ushtrisë në rast se përkeqësohet situata e përmbytjeve në Fier. Për mediat, ai u shpreh se lumi Vjosa po i afrohet nivelit kritik, ndërsa u bëri thirrje banorëve të zonës afër lumit që të largohen pasi reshjet do të shtohen pas orës 21:00-22:00.

“Jemi ne gatishmëri maksimale dhe do të qëndrojmë në terren gjatë gjithë natës. Ne Memaliaj, Vjosa është më shumë se 7.5 m. Niveli kritik është 8 m. Banoret e zonës të jenë të kujdesshëm me gjënë gjallë e nëse shihet në nevojshme ta evakuojnë. Rreth mesnates situata mund të përkeqësohet. Nuk ka vend për panik, por duhet bërë kujdes pasi pas orës 21:00- 22:00 situata do të vijë duke u përkeqësuar. Nëse do te përkeqësohet situata, do të kërkohet edhe ndërhyrja  e forcave te ushtrisë nëse do te duhet”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

Më herët, përfaqësusesi i Partisë Socialiste në Fier Taulant Balla deklaroi se është ngritur shtabi i emergjencës në Bashkinë e Fierit si dhe kërkoi marrjen e masave për përballimin e përmbytjeve. Lumenjtë Vjosë dhe Seman rrezikojnë të dalin nga shtrati.

Sinoptikanët parashikojnë rritje të sasisë së reshjeve në zonën mes Vlorës, Tepelenës dhe Gjirokastrës.

LAJMI KRYESOR: PËRMBYTJET/Fieri dhe Vlora ‘nën’ ujë, përroi në Gjirokastër bllokon rrugët (SITUATA)

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet armando subashi lumi vjosa armando subashi lumi vjosa

Sondazh

Poll