Aktualitet

VD- Me antiplumb, si u kap vrasësi i Rolit, momenti kur tregon armën: Ja ku është

11 Dhjetor 2021, 18:26 Nga DOSJA
VD- Me antiplumb, si u kap vrasësi i Rolit, momenti kur tregon armën:

KURBIN– Policia e Kurbinit ka publikuar pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli. Në video shihet momenti i prangosjes së Llej Likës, 22-vjeçarit që akuzohet se është pikërisht personi që ka shkrepur armën për të vrarë Rolin, biznesmenin 55-vjeçar.

I veshur me anti-plumb, i riu shkon panë turrës së druve dhe tregon se ku e kishte fshehur armën.

Më pas, atë e hipin në furgonin e policisë dhe e dërgojnë pas hekurave. Bashkë me 22-vjeçarin është prangosur dhe babai i tij, Skënder Lika. Në pranga ka rënë dhe Klaudio Beleshi, i cili akuzohet se kishte fshehur babë e bir. 

LAJM KRYESOR:Të akuzuar për vrasjen e Rolit, arrestohen babë e bir, pranga personit që i fshehu

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klaudio beleshi llej lika rakip roli skender lika klaudio beleshi llej lika rakip roli skender lika

Sondazh

Poll