Aktualitet

Osumi përmbyt dhjetëra hektarë tokë bujqësore dhe ullishta në Berat

11 Dhjetor 2021, 13:20 Nga DOSJA
Osumi përmbyt dhjetëra hektarë tokë bujqësore dhe

BERAT – Qarku i Beratit është prekur nga reshjet e dendura të shiut, që kanë përmbytur tokat në fshatrat Veterrik e Starovë. Banorët thanë se kjo situatë përsëritet çdo vit sepse nuk ka prita dhe se ata nuk kanë marrë asnjëherë shpërblim për dëmet e përvitshme nga përmbytjet. Situata paraqitet problematike pasi më shumë 100 ha tokë, janë mbjellë me jonxhë, grurë, tërshërë etj si dhe me pemëtari të kulturës së ullirit.

Banorët shprehen se tokat e tyre i merr çdo vit lumi, duke iu shkaktuar jo vetëm dëme të mëdha materiale por edhe pakësim nga viti në vit të tokave bujqësore. Sipas banorëve,përmbytjet e përvitshme të tokave të tyre bujqësore shkaktohen si pasojë e mungesës së pritave, që janë kërkuar shpesh-herë nga banorët tê ndërtohen si dhe nga ndërhyrjet që janë bërë pa kriter në shtratin e lumit Osum.

Banorët deklarojnë se edhe pse janë përmbytur çdo vit, asnjëherë nuk kanë marrë asnjë lekë shpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Edhe pse tokat bujqësore në dy fshatrat e bashkisë Dimal janë nën ujë që prej mëngjesit të sotëm, burimet zyrtare të Prefekturës së Qarkut Berat bëjnë me dije se nuk ka asnjë tokë të përmbytur në Qarkun e Beratit.

LAJMI KRYESOR: PËRMBYTET Këlcyra dhe Fieri! Shiu krijon kaos,’pushton’ banesat,bllokohen tubacionet

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet berat moti i keq ne shqiperi berat moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll