Aktualitet

Uji pushton Pyllin e Sodës në Vlorë, prurjet shkulin edhe pemët nga rrënjët

11 Dhjetor 2021, 11:55 Nga DOSJA
Uji pushton Pyllin e Sodës në Vlorë, prurjet shkulin edhe

VLORË – Pylli i Sodës në Vlorë është pushtuar nga uji dhe kjo ka bërë që edhe pemët të shkulen nga rrënjët. Situata në zonë është tepër problematike, ndërsa reshjet e dendura të shiut dhe prurjet e lumit Shushica kanë krijuar probleme për banorët e fshatrave të Lumit të Vlorës.

Fshati Mesaplik është i bllokuar pasi ura që lidh këtë fshat me pjesën tjetër të lumit të Vlorës ka rënë duke izoluar totalisht këtë fshat. Rreth 300 banorë kanë ngelur të izoluar. Ndërkohë edhe në fshatin Llakatund lumi Shushica ka dalë nga shtrati duke përmbytur toka , banorët shprehen se këto prurje që kanë qenë sot nuk kanë ardhur asnjëherë.

Ndërkohë edhe lumi Vjosa ka rritur nivelin e saj deri në 6 metra dhe prurjet vijojnë  pasi nga zona e jugut në Përmet e Gjirokastër shirat bënë që në orët në vijim të rritet niveli dhe mund te rrezikojë daljen nga shtrati.

LAJMI KRYESOR: PËRMBYTET Këlcyra dhe Fieri! Shiu krijon kaos,’pushton’ banesat,bllokohen tubacionet

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster moti i keq ne shqiperi vlore gjirokaster moti i keq ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll