Aktualitet

Rritet niveli i lumit Vjosa! Rrezikojnë banesat, Dritan Leli: Banorët të largohen

11 Dhjetor 2021, 11:21 Nga DOSJA
Rritet niveli i lumit Vjosa! Rrezikojnë banesat, Dritan Leli: Banorët

VLORË – Moti i keq që ka përfshirë të gjithë territorin e vendit ka sjellë probleme edhe në Qarkun e Vlorës, ku si pasojë e rritjes së nivelit të lumit Vjosa, rrezikohen 8 banesa. E në lidhje me këtë situatë, kryebashkiaku Dritan Leli ka mbledhur shtabin e emergjencës për të vlerësuar situatën, ndërsa i bëri thirrje banorëve që të jenë të përgatitur për çdo situatë të mundshme që mund të shkaktohet si pasojë e përmbytjeve.

Postimi i Dritan Lelit në Facebook:

Shtabi i emergjencës sot në mbledhjen e tij të rradhes, për të vlerësuar maksimalisht rritjen e nivelit te Vjoses ne oret e fundit krijuar nga rreshjet dhe për të qene të përgatitur për çdo situate te paparashikuar. Angazhim shembullor i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policine Bashkiake me forca dhe mjete për të qene prane banoreve në një dite kritike si kjo.

LAJMI KRYESOR: PËRMBYTET Këlcyra dhe Fieri! Shiu krijon kaos,’pushton’ banesat,bllokohen tubacionet

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dritan leli moti i keq ne shqiperi dritan leli moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll