Aktualitet

Fryhen Vjosa dhe Drinosi, jugu i Shqipërisë nën kërcënimin e përmbytjeve

11 Dhjetor 2021, 10:09 Nga DOSJA
Fryhen Vjosa dhe Drinosi, jugu i Shqipërisë nën

VLORË/GJIROKASTËR – Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, nuk kanë kursyer as zonën e jugut të vendit, ku janë shënuar përmbytje të mëdha, sidomos në Vlorë dhe Gjirokastër. Mësohet se, fryrja e lumenjve Vjosa dhe Drinos si edhe përrenjtë që derdhen në to kanë shkaktuar përmbytje në Gjirokastër. Përmbytje ka edhe në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës, pikërisht në vendin ku lumi i Shushicës bashkohet me Vjosën. Po në Gjirokastër, janë vërejtur problem në përrpin e Çullos, i cili ka përmbytur biznese dhe shtëpi në lagjen Granicë të qytetit, kurse rruga është bllokuar për shkak të rënies së dherave.

Ndërkohë, fshatrat përreth grykëderdhjes së Vjosës në Novoselë të Vlorës janë të rrezikuar nga përmbytjet pasi reshjet vijojë dhe pritet që niveli i ujit të ngrihet edhe më tepër. Po ashtu raportohet se, si pasojë reshjeve të dendura të shiut është përmbytur fusha e Dervicianit dhe uji rrezikon të dalë në autostradën Gjirokastër – Kakavijë.

LAJMI KRYESOR: PËRMBYTET Këlcyra dhe Fieri! Shiu krijon kaos,’pushton’ banesat,bllokohen tubacionet

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster moti i keq ne shqiperi vlore gjirokaster moti i keq ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll