Politike

VD-Kuvendi/Berisha i emocionuar:Më lejoni të përulem para studentëve e Azem Hajdarit

11 Dhjetor 2021, 12:17 Nga DOSJA
VD-Kuvendi/Berisha i emocionuar:Më lejoni të përulem para

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur të mbajë fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Berisha ka shprehur emocionet e tij, duke kërkuar që të përulej para veprës së studentëve më shumë se 30 vite më parë, të cilët rrëzuan diktaturën. Por gjithashtu, ish-kryeministri filloi të bënte premtime sikur të ishte në fushatë elektorale, duke folur për rivendosjen e barazisë para ligjit, ekonomi tregu dhe rikthimin e dinjitetit njerëzor. 


Delegatë dhe delegate të Kuvendit më madhështor; më të bukur; më triumfues; më mahnitës në historinë e pluralizmit shqiptar në këto 30 vite. Kuvendi që mblidhet si monument i lirisë shqiptare. Kuvendit që mblidhet si monument i rithemelemit të PD. Sot vendosim të rithemelojmë forcën e madhe politike të PD, ta shndërrojmë atë në partine e idealeve më fisnike, në partinë e interesit kombëtar, integrimeve të fuqishme Euroatlantike, por mbi të gjitha në partin e qytetarit, anëtarit, forcën politike që nesër në pushtet do të ketë epiqendër qytetarin shqiptar. Do të rivendosim në liritë dhe të drejtat e individit, dinjitetin njerëzor familjen shqiptare dhe vlerat e saj, ekonominë e tregut, barazinë para ligjit. Më lejoni të përulem para studentëve dhe prijësin e tyre Azem Hajdarin. Më lejoni të përshëndes me mirënjohje të thellë të gjithë ata që përmbysën diktaturën në Shqipëri. Ata që me ndershmëri hodhën themelet e rendit të tij demokratikë. Nxorrën Shqipërinë nga izolimi,”-tha në fjalën e tij Berisha.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ 5000 delegatë votojnë Statutin, shkarkohet Basha!Zgjedhjet më 22 mars

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 sali berisha kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 sali berisha

Sondazh

Poll