Politike

Ndryshimet në statut!PLANI,Basha shkarkohet, bordi me 21 persona do drejtojë partinë

11 Dhjetor 2021, 10:31 Nga DOSJA
Ndryshimet në statut!PLANI,Basha shkarkohet, bordi me 21 persona do

TIRANË – Në Kuvendin e sotëm të demokratëve të thirrur prej tij, ish-kryedemokrati Sali Berisha do të kërkojë disa ndryshime statutore në Kuvendin e mbledhur për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Me vota aktuale të delegatëve, sot do të votohet shkarkimi i kreut aktual, Lulzim Bashës. ku pika më kryesore është ajo e krijimit të një Komisioni Tranzitor rithemelimi me 21 anëtarë dhe do të ushtrojë të gjithë kompetencat që i takojnë organeve qëndrore të Partisë Demokratike, me përjashtim të atyre që i takojnë Kuvendit Kombëtar.

Ky komision, përshkruhet gjithashtu si përgjegjës për organizimin dhe mbajtjen e proceseve zgjedhore brenda PD-së. Krijimi i organeve të reja brenda të djathtëve, sipas nenit 65 të tij, fillon menjëherë dhe përfundon jo më vonë se tre muaj pas hyrjes në fuqi. Pra, nëse ndryshimet statutore marrin fuqi, brenda marsit, demokratët mund të kenë një lidership të ri drejtues. Kryetari zgjidhet sipas parimit “një anëtar një votë”. Çdo akt i organeve të partisë i ndërmarrë para hyrjes në fuqi të këtij statuti dhe që bie në kundërshtim me dispozitat e tij, shfuqizohet automatikisht me hyrjen në fuqi të statutit.

Në Kuvendin e thirrur nga Berisha, numri i delegatëve pjesëmarrës ka shkuar në mbi 4 mijë e 800. Pjesëmarrësit ndërkohë, kanë mbushur një faqe të tërë të stadiumit, me mijëra mbështetës të Berishës në dy tribuna kryesore. Sipas procedurës, nëse ky kuorum e voton ndryshimin e statutit, atëherë vendimi merr efekt, pasi votohet nga mbi 50% e delegatëve.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i Berishës/ Delegatët mbërrijnë nga rrethet, nis hyrja në ‘Air Albania’

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll