Politike

VD-Basha sulmon Berishën: Hijet e të kaluarës s’duhet t’ju turbullojnë

11 Dhjetor 2021, 11:31 Nga DOSJA
VD-Basha sulmon Berishën: Hijet e të kaluarës s’duhet

TIRANË – Teksa në Kuvendin Kombëtar të Sali Berishës u vendos që sot të votohet për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së, ky i fundit tha sot i vendosur se e shkuara nuk do ta pengojë partinë më të madhe opozitare në vend që të vijojë përpara. Në festën e mbajtur në selinë blu në 31-vjetorin e PD, ku u inagurua edhe instalacioni me firmëtarët e themelimit të kësaj partie, Basha tha se kjo ditëlindje i gjen demokratët zemërthyer për shkak të përçarjes së PD, por i bëri thirrje demokratëve që të mos lejojnë ‘hijet e së kaluarës’ t’i turbullojnë. Një ftesë Basha e pati edhe për ata që ‘kanë gabuar’, por që kanë motive të pastra, ku tha se ‘zemra’ e demokratëve është e hapur për ta.

“Kulti i individit që tërhoqi zvarrë me 20 shkurt nuk mund dhe  nuk mund të ringrihet më në asnjë formë dhe në asnjë emër tjetër. Jam në mesin tuaj siç kam qenë gjithmonë, jo si një njeri që përpiqet të shtojë radhët e ndjekësve të tij, ky është përkufizimi bolshevik i udhëheqësit. Detyra ime  sa i takon partisë tonë, familjes tonë politike, është diçka tjetër, jo që përmes manipulimit, skemave, intrigave  apo akoma më keq mendësisë  së shkuar që mban peng akoma vendin, politikën, shoqërinë, ekonominë, por përmes parimeve që kanë formësuar shoqëritë e lira të Europës dhe Amerikës ku shkojnë shqiptarët. Të mos bëjnë atë që po tentojnë të bëjnë sot aktorët 30-vjeçarë të tranzicionit sepse po e bëra dhe unë atëherë kam vënë  një tjetër  tullë në murin e tranzicionit që vazhdon të mbajë të ndarë nga ëndrrat dhe aspiratat e 31-viteve më parë nga Shqipëria si gjithë Europa. Jo, nuk jam në mesin tuaj për të kërkuar njerëz që ndjekin verbërisht, nuk jam nuk duhet të jem as unë dhe askush prej nesh një udhëheqës që kërkon ndjekës, por jemi të gjithë në zemrat tona, udhëheqës që frymëzojmë, udhëheqës  që çdo shqiptar të jetë një lider i vetës së tij, i ndërgjegjes së tij, i familjes së tij  që çdo shqiptar të jetë një luftëtar  i vlerave dhe parimeve. Për këtë ka nevojë Shqipëria, jo për një kult të ri individi. Për një udhëheqje dhe një drejtim që lind apo çliron brenda zemrës dhe shpirtit të çdo shqiptari liderin që ndodhet brenda tij, lideren që ndodhet brenda saj për të ecur përpara si europiane. Ndaj, kjo ditëlindje e 31-të na gjen zemërthyer sepse pamendueshëm duhet të kalonim edhe një sprovë pas kaq shumë sprovave, por e tillë është rruga drejt vlerave, e tillë ka qenë rruga drejt virtytit të drejtësisë demokracisë dhe mirëqenies në vendet e  perëndimit. E nuk mund të jetë ndryshe as rruga jonë. Ne do ta kalojmë këtë sprovë sepse ne jemi bashkë dhe jemi të bashkuar. Ne jemi të bashkuar me vlerat me të cilat lindëm, vlerat e lirisë dhe demokracisë, vlerat e perëndimit. Ne jemi Partia Demokratike Shqipërisë, pro amerikane, pro europiane kombëtare, parti e vlerave të perëndimit.”, deklaroi Basha.

Kryedemokrati Basha, në fjalën e tij përpara anëtarëve dhe simpatizantëve të tij, u ka bërë edhe njëherë thirrje të gjithë atyre demokratëve, të cilët ai i konsideroi si të shgënjyer e të mërzitur, që të bashkohen me të, ndërsa shtoi se qëllimi kryesor është përmbysja e një shteti që nuk ka asnjë lidhje me pushtetin e lirë. Ndaj, sipas tij, hijet e të kaluarës nuk duhet që t’i turbullojnë ata.

“Por ne nuk mund të injorojmë, se përndryshe prapë do të gabojmë, atë çka po ndodh aktualisht me një pjesë të familjes së familjes tonë, ndaj dua t’i drejtohem demokratëve të zhgënjyer, demokratëve të mërzitur e të dëshpëruar e t’ju them e njoh dhe e kam prekur dëshpërimin tuaj, nga Tropoja në Sarandë, nga Malësia e Madhe, në Dibër, Ersekë, Kolonjë e Gjirokastër  jemi takuar dhe më keni votëbesuar jo një karrige, as një mandat të tretë por prirjen në betejën për përmbysjen e shteti dhe një qeverie që nuk ka lidhje me demokracinë dhe votën e lirë.  Në beteje frontale të gjerë sa vetë kauza e shqiptarëve për ndryshim, të një beteje ku demokratët do të prijnë edhe njëherë me vlera, me prime, me vizion mbi të gjitha me motivin e vetëm me të cilën lindëm 31 vjet më parë për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e shqiptarëve. Interesat e tyre, interesat e demokratëve janë më të shenjta se gjithçka tjetër dhe se çdokush tjetër. Ndaj hijet e të kaluarës nuk duhet t’ju turbullojnë., deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-E krahasoi me Enver Hoxhën? Basha për Berishën: Mos ktheni kultin e individit!

Dy vajza zbulojnë instalacionin tek PD-ja, Basha: Ndoshta s’kishin lindur atëherë…

 

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kryetari i partise demokratike lulzim basha kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 kryetari i partise demokratike lulzim basha kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll