Politike

VD-E krahasoi me Enver Hoxhën? Basha për Berishën: Mos ktheni kultin e individit!

11 Dhjetor 2021, 11:43 Nga DOSJA
VD-E krahasoi me Enver Hoxhën? Basha për Berishën: Mos ktheni

TIRANË – Teksa fliste nga jashtë zyrave të PD, kryetari i saj, Lulzim Basha u shpreh se kulti i individit që tërhoqëm zvarrë me 20 shkurt nuk duhet të ngrihet më në asnjë formë dhe asnjë mënyrë tjetër. Sipas Bashës, PD është partia pro-amerikane, pro-europiane! Ndaj çdo përpjekje, sipas tij, për t’i ndalur në këtë rrugë në rrezikun që paraqet regjimi i lindur nga masakra e 25 prillit, është dhe duhet që të jetë e shkuara.

“Kulti i individit që tërhoqi zvarrë me 20 shkurt nuk mund dhe  nuk mund të ringrihet më në asnjë formë dhe në asnjë emër tjetër. Jam në mesin tuaj siç kam qenë gjithmonë, jo si një njeri që përpiqet të shtojë radhët e ndjekësve të tij, ky është përkufizimi bolshevik i udhëheqësit. Detyra ime  sa i takon partisë tonë, familjes tonë politike, është diçka tjetër, jo që përmes manipulimit, skemave, intrigave  apo akoma më keq mendësisë  së shkuar që mban peng akoma vendin, politikën, shoqërinë, ekonominë, por përmes parimeve që kanë formësuar shoqëritë e lira të Europës dhe Amerikës ku shkojnë shqiptarët. Të mos bëjnë atë që po tentojnë të bëjnë sot aktorët 30-vjeçarë të tranzicionit sepse po e bëra dhe unë atëherë kam vënë  një tjetër  tullë në murin e tranzicionit që vazhdon të mbajë të ndarë nga ëndrrat dhe aspiratat e 31-viteve më parë nga Shqipëria si gjithë Europa. Jo, nuk jam në mesin tuaj për të kërkuar njerëz që ndjekin verbërisht, nuk jam nuk duhet të jem as unë dhe askush prej nesh një udhëheqës që kërkon ndjekës, por jemi të gjithë në zemrat tona, udhëheqës që frymëzojmë, udhëheqës  që çdo shqiptar të jetë një lider i vetës së tij, i ndërgjegjes së tij, i familjes së tij  që çdo shqiptar të jetë një luftëtar  i vlerave dhe parimeve. Për këtë ka nevojë Shqipëria, jo për një kult të ri individi. Për një udhëheqje dhe një drejtim që lind apo çliron brenda zemrës dhe shpirtit të çdo shqiptari liderin që ndodhet brenda tij, lideren që ndodhet brenda saj për të ecur përpara si europiane. Ne jemi të bashkuar me vlerat me të cilat lindëm, vlerat e lirisë dhe demokracisë, vlerat e perëndimit. Ne jemi Partia Demokratike Shqipërisë, pro amerikane, pro europiane kombëtare, parti e vlerave të perëndimit.”, deklaroi Basha.

LAJMI KRYESOR: VD-Basha sulmon Berishën: Hijet e të kaluarës s’duhet t’ju turbullojnë

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll