Politike

Do shkojë në seli? Berisha niset për Kuvend, i bën bisht pyetjes: Basha është një…

11 Dhjetor 2021, 10:01 Nga DOSJA
Do shkojë në seli? Berisha niset për Kuvend, i bën bisht

TIRANË – Përpara se të nisej drejt stadiumit ‘Air Albania’, ku do të mbahet kuvendi i demokratëve i thirrur prej tij, ish-Kryeministri Berisha është ndaluar në një komunikim për mediat. Teksa doli doli nga banesa e tij, Berisha e konsideroi ditën e sotme një ditë të jashtëzakonshme dhe që shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi, triumfi i revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit.


Deklarata e ish-Kryeministrit Berisha:

“E jashtëzakonshme dita, në historinë e demokracisë shqiptare kjo shënon një nga ngjarjet më të mëdha. Kjo shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi, triumfi i revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit. Asgjë, siç e shihni nuk pengoi dhe nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirisë për t’u bashkuar sot në rithemelimin e PD dhe të pluralizmit shqiptar. Mesazh më i bukur, më i madh, më i fuqishëm që i dërgojnë sot shqiptarëve në mbarë vendin, jashtë dhe në diasporë. Iu dërgojnë mesazh miqve tanë. Besoj se ai është prej kohësh (Basha) një i pakallur, por Kuvendi merr vendimet e veta. Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët dhe nga më të mirët e shqiptarëve. Mirupafshim! Ata që s’kanë mend nuk i bind dot. Është i ftuar në Kuvend. Selia është e PD-së.”, tha ndër të tjera në prononcimin e tij, Sali Berisha.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i Berishës/ Delegatët mbërrijnë nga rrethet, nis hyrja në ‘Air Albania’

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 partia demokratike sali berisha kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll