Politike

VENDIMI! Belind Këlliçi: Azem Hajdari shpallet kryetar nderi i Partisë Demokratike

11 Dhjetor 2021, 11:41 Nga DOSJA
VENDIMI! Belind Këlliçi: Azem Hajdari shpallet kryetar nderi i

TIRANË – Azem Hajdari shpallet kryetar nderi i Partisë Demokratike. Këtë e ka bërë me dije nga kryetari i komisionit Belind Këlliçi.

“Në mbështetje të nenit 42 dhe 43, pika 1, germa D të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, miratuar në datën 11 Dhjetor 2021, 0 tha Këlliçi, – me propozimin e një grupi prej 7 deputetësh të PD-së,  Kuvendi Kombëtar vendosi: “Shpalljen e zotit Azem Hajdari , Kryetar Nderi i Partisë Demokratike të Shqipërisë . Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Miratohet. Nga ky çast, pishtari i demokracisë, prijësi i Lëvizjes Studentore ‘90, i ndjeri Azem Hajdari , Kryetar Nderi i Partisë Demokratike.”

Ky vendim që u shpall pas miratimit të Statutit të ri të PD-së ngjalli emocione të mëdha në radhët e mijëra demokratëve pjesëmarrës , ndër të cilët u pa tejet i prekur edhe djali i heroit që mban emrin e babait, Azem Hajdari i riu.

Kuvendi i Foltores miratoi sot atë që e konsideroi statuti i ri i Partisë Demokratike. Statuti u miratua nen për nen dhe në terësi.”Ta gëzoni statutin e ri të PD në ditën e rithemelimit të PD” deklaroi Këlliçi, ndërsa bëri me dije edhe shpalljen e z. Hajdari kryetar nderi të Partisë Demokratike.

LAJM I FUNDIT: LIVE- Kuvendi i Berishës/ 5000 delegatë, Komisioni nis punën për draft-statutin e ri

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll