Politike

Sot shkarkoi Bardhin, Dumën, Alibeajn e Tabakun, më 22 mars Kuvendi mblidhet sërish

11 Dhjetor 2021, 12:07 Nga DOSJA
Sot shkarkoi Bardhin, Dumën, Alibeajn e Tabakun, më 22 mars Kuvendi

TIRANË – Komisioni i Organizimit të Kuvendit, në Kuvendin që po mbahet sot në stadiumin ‘Air Albania’ ka shkarkuar nënkryetarët e PD, Sekretarin e Përgjithshëm, dhe kryesinë e PD-së, me arsyen se nuk janë zgjedhur sipas statutit. Në Kuvendin Kombëtar është zgjedhur Komisioni i Rithemelimit me 27 anëtarë. Ndërkohë më 22 Mars, mblidhet përsëri Kuvendi për të zgjedhur strukturat e reja te PD-së.

Gjithashtu Kuvendi ka vendosur për anulimin e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha në 18 dhjetor. Kështu, Gazmend Bardhi së bashku me tre nënkryetarët e PD, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj shkarkohen nga Kuvendi i Berishës. Gjithashtu delegatët do të votojnë shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

“Në mbështetje të nenit 43 gërma ç, statuti i PD, i miratuar në 12.11.2021 Kuvendi Kombëtar i PD vendosi: Të votojë me votim të fshehtë të delegatëve për shkarkimin e kryetarit Luzlim Basha për fyerje të rënda të statutit, dëmtim të rëndë të interesave politike të saj. Fleta e votimit sipas pikës një të përmbajë pyetjen: A jeni dakort me shkarkimin e kryetarit të PD Lulzim Basha. Përgjigja: Po, Jo”, u shpreh kryetari i komisionit të punimeve në Kuvend, Belind Këlliçi.

Kryetari i Komisionit që po drejton punimet e Kuvendit Kombëtar, Belind Këlliçi tha se do të votohet në fshehtësi propozimi i 7 deputetëve të PD dhe 15% të delegatëve për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetari i PD-së.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Kuvendi i Berishës/ 5000 delegatë, Komisioni nis punën për draft-statutin e ri

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll