Sport

Man.United shpenzoi 60 milionë euro, “dështaku” i sulmit kërkon largimin që në janar

10 Dhjetor 2021, 19:49 Nga DOSJA
Man.United shpenzoi 60 milionë euro, “dështaku” i sulmit

ANGLI-Aventura e Anthony Martial me Manchester United duket e destinuar të përfundojë në janar të vitit 2022. Sulmuesi është një zgjedhje e dytë për klubin anglez. Sulmuesi transalpin ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe për të gjetur një skuadër që mund ti japë minuta.

Agjenti Philippe Lamboley konfirmoi për Sky Sports dëshirën e klientit të tij. “Anthony dëshiron të largohet nga klubi në janar, ai dëshiron vetëm të luajë. Do të flas me klubin së shpejti.”

Martial mbërriti në Angli në vitin 2015 duke u blerë nga Monaco për 60 milionë euro. Një lojtar që mbërriti me potencial të madh por kurrë nuk shkëlqeu. Në vitin aktual, lojtari zhvilloi shtatë paraqitje në Premier League duke shënuar vetëm një gol.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manchester united martial manchester united martial

Sondazh

Poll